Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidenten kosovare Vjosa Osmani-Sadriu

25 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Prishtinë, në suazat e vizitës së punës në Republikën e Kosovës, u takua me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia nga niveli i marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve të cilat janë miqësore, dinamike dhe të bazuara në respektimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Në fokusin e bisedimeve ishin aktuale temat mbi marrëdhëniet bilaterale, perspektivën evropiane të të dy shteteve, ngjarjet në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe sfidat në plan rajonal dhe multilateral dhe gjendjen e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin për mbështetjen e aspirimeve euroatlantike të Kosovës, si dhe qasjen aktive të Kosovës në iniciativat dhe forumet ekzistuese rajonale, ku theksoi se shteti ynë është i gatshëm t’i shkëmbejë përvojat në lidhje me proceset reformuese, si në rrugën drejt Bashkimit Evropian ashtu edhe në lidhje me anëtarësimin në Aleancën e NATO-s.

Në atë kontekst, bashkëfolësit konstatuan se të dy shtetet zënë një vend të rëndësishëm me rolin e vet aktiv në përpjekjet e përbashkëta për arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm, për fqinjësinë e mirë dhe prosperitetin ekonomik në këtë pjesë të Evropës dhe se e ardhmja e përbashkët në strukturat euroatlantike është investim në stabilitetin dhe prosperitetin e mëtejshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të dy presidentët u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, sidomos në ekonomi dhe i theksuan angazhimet për kontribut aktiv për një rajon të zhvilluar infrastrukturor dhe ekonomik dhe me prosperitet.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit