Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin bullgar Rumen Radev

26 Maj 2021 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Aeroportin ndërkombëtar Shkup e priti Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, ku të dy presidentët kishin një takim të shkurtër tet-a-tet.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në kontekstin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim midis dy shteteve fqinje dhe përparim të dialogut politik midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Presidenti Pendarovski theksoi se fillimi formal i negociatave aderuese për anëtarësim të shtetit tonë në Bashkimin Evropian dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut do të ndikojë pozitivisht mbi stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit dhe shprehu pritjen për mbështetje nga Republika e Bullgarisë, në prag të mbajtjes së Këshillit të BE-së në muajin qershor.

Kremtimin e përbashkët të Shën. Kirilit dhe Metodit në Romë nga delegacioni maqedonas dhe bullgar, të udhëhequr nga udhëheqësit e shtetit, presidentët Pendarovski dhe Radev e vlerësuan si hap pozitiv i cili kontribuon në përforcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe besimit të ndërsjellë të dy shteteve dhe dy popujve.

Pas takimit të mbajtur në Aeroportin ndërkombëtar Shkup, të dy presidentët me avionin shtetëror të Republikës së Bullgarisë udhëtuan për në Romë, Republika Italiane ku së bashku do të nderojnë veprën e iluministëve pansllavë vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodij.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....