Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin gjerman Steinmeier

25 Qershor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, sot në Berlin realizoi takim me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Në takimin u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë, situatët në Rajon, si dhe për aspiratat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimi Evropian dhe në NATO. Të dy presidentët vlerësuan se dy shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale, si në planin politik, ashtu edhe në disa sfera të tjera me interes të përbashkët, siç janë mbrojtja dhe siguria, ekonomia dhe arsimi. Gjatë vitit të kaluar, theksoi presidenti Pendarovski, dy shtetet realizuan këmbim tregtar prej 4,3 miliardë dollarëve, ndërsa në vitin 2019 ajo shumë tashmë tejkalon 1 miliardë dollarë, me çka Gjermania ndodhet në krye të listës së partnerëve tregtarë të Maqedonisë së veriut.

Presidenti Steinmeier e riafirmoi mbështetjen e fortë të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe shfaqi pritje se Republika e Maqedonisë së veriut së shpejti do t’i fillojë negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE, dhe se në kohë sa më të shpejtë do të përfundohet ratifikimi i Protokollit për inkuadrim nga ana e vendeve anëtare të NATO-s, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e barabartë e Aeancës. Në atë kontekst, Presidenti Pendarovski shprehi kënaqësi nga ratifikimi i Protokollit për inkuadrim në NATO nga ana e Bundestagut gjerman.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se takimi i sotëm dhe realizimi i vizitës në Gjermani është mundësi për ripërtëritje dhe intensifikim të dialogut në nivel të presidentëve, ndërkaq në funksion të përforcimit të mëtutjeshëm të partneritetit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....