Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin kroat Millanoviq: Mbështetje e sinqertë dhe e qartë kroate për eurointegrimet maqedonase

17 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në “Vilën Biljana” në Ohër u takua me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq.

Në këtë takim është konstatuar se marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë karakterizohen nga dialogu i hapur dhe miqësor në të gjitha nivelet, me theks në aleancën në NATO.

Të dy presidentët biseduan mbi gjendjet aktuale në lidhje me aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe mbi sfidat ekonomike të shkaktuara nga invazioni rus mbi Ukrainën.

Presidenti Pendarovski theksoi se Kroacia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të eurointegrimit tonë dhe e falënderoi për mbështetjen e sinqertë dhe të qartë kroate, ku të dy presidentët rekomanduan se zhbllokimi i Maqedonisë së Veriut është parakusht për  stabilitetin e rajonit dhe të Evropës.

Në këtë takim u fol edhe mbi pozitën e bashkësisë maqedonase në Kroaci dhe asaj kroate në Maqedoninë e Veriut ku është theksuar se të drejtat e pakicave në të dy vendet janë në nivel të lartë dhe është shprehur përgatitja për përparimin e mëtejshëm të tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....