Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin shqiptar Begaj

12 Shtator 2022 | Kumtesat

Në suazat e pjesëmarrjes në Procesin “Bërdo-Brioni”, Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me Presidentin e republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi Begaj për zgjedhjen në funksionin e presidentit, i dëshiroi mandat të suksesshëm dhe shprehu pritjen se në periudhën që vijon të dy vendet do të vazhdojnë t’i përparojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Të dy presidentët shkëmbyen mendime mbi ngjarjet aktuale në të dy vendet pas fillimit zyrtar të negociatave aderuese për anëtarësim në BE, mbi rrjedhën dhe sfidat e mundshme në procesin e negocimit. Në këtë drejtim, bashkëfolësit shprehën përgatitjen për intensifikim dhe shkëmbim të përvojave të ndërsjella në procesin e transformimit të të dy shoqërive dhe zbatimin e përpiktë të reformave evropiane në të gjitha fushat jetike.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit