Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin slloven, Borut Pahor

19 Shkurt 2022 | Kumtesat, Takimet

Në suazat e pjesëmarrjes në Konferencën e 58-të të Sigurisë në Munih, Presidenti Stevo Pendarovski u takua me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, ku u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, pa çështje të hapura, të bazuara në miqësinë tradicionale, partneritetin e fuqishëm strategjik dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen afatgjatë konstruktive.

Presidentët folën edhe mbi mundësitë për tejkalimin e sfidave për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, duke theksuar se suksesi i politikës së zgjerimit do të varet nga rasti maqedonas. Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, sidomos të zëshme gjatë presidencës së fundit sllovene me Këshillin e Bashkimit.

Presidenti Pendarovski informoi mbi ngjarët e fundit në atë kontekst dhe dinamikën e paraparë midis dy qeverive të reja, duke theksuar se Maqedonia e Veriut do të punojë me përkushtim në gjetjen e një zgjidhje evropiane, dinjitoze për sfidat bilaterale me Bullgarinë. Sipas Presidentit Pendarovski, hapja e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të kontribuojë pozitivisht në prosperitetin dhe stabilitetin e të gjithë rajonit, kurse do t’i japë shtysë shtesë procesit të përgjithshëm të reformave në shtet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit