Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin zviceran Ignasio Kasio

11 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidentin Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në edicionin e 5-të të Forumit paqësor të Parisit, u takua me Presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ignasio Kasis.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve të cilat nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike janë vendosura fort në një binar pozitiv zhvillimor.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë që Zvicra është një ndër partnerët më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave në fushat kryesore si menaxhimi demokratik, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, mjedisi jetësor dhe shërbimet e qëndrueshme publike.

Të dy presidentët biseduan, gjithashtu, edhe mbi bashkëpunimin rajonal dhe mbi perspektivën evropiane, mbi sfidat në procesin e integrimit të BE të vendit, si dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit