Takimi i Presidentit Pendarovski me rektoren e UKEM-it prof. dr. Biljana Angellova

23 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti rektoren e Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup prof. dr. Biljana Angellova dhe prorektorin për financa, investime dhe zhvillim, prof. dr. Llazo Pendovski.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u informua mbi aktivitetet dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet UKEM.

Në këtë drejtim Presidenti u njoh me realizimin e Marrëveshjes kolektive të UKEM-it, që është nënshkruar me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si themelues i këtij universiteti, si dhe problemet në financimin e veprimtarisë shkencore-kërkimore dhe në investimet kapitale nga shteti për UKEM.

Presidenti Pendarovski dha mbështetje për përpjekjet e udhëheqjes dhe sindikatës së UKEM-it për realizim të tërësishëm të Marrëveshjes së nënshkruar kolektive në bashkëpunim me Qeverinë dhe me ministritë kompetente. Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e arsimit të lartë cilësor dhe theksoi se shteti duhet ta mbështesë vazhdimisht veprimtarinë shkencore-kërkimore dhe zhvillimin e universiteteve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....