Takimi i Presidentit Pendarovski me Rik Hatavej, nënkryetarin e Habitatit për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën

24 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Rik Hatavej, nënkryetarin e Habitatit për Evropën, për rajonin e Lindjes së Mesme dhe për Afrikën.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski u informua mbi aktivitetet dhe projektet në këtë organizatë jofitimprurëse e cila nëpërmjet ndërtimit të objekteve të reja apo nëpërmjet rikonstruktimit të objekteve ekzistuese siguron strehim përkatës për njerëzit më të varfër.

Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për angazhimin e deritanishëm të kësaj organizate ndërkombëtare në shtetin tonë. Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për projektet aktuale dhe të paralajmëruara të organizatës Habitat – Maqedonia, e cila është pjesë e rrjetit global që është aktiv në mbi 70 shtete dhe ka ndihmuar mbi 35 milionë njerëz.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...