Takimi i Presidentit Pendarovski me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja

7 Shtator 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e priti shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Klemens Koja.

Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjen në vend pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe formimin e Qeverisë së re, si dhe mbi sfidat dhe prioritetet në periudhën e ardhshme në kontekstin e aspirimeve evropiane të vendit.

Ambasadori Koja e njohu Presidentin Pendarovski me aktivitet aktuale të Misionit të OSBE-së në Shkup. Bashkëpunimi midis institucioneve vendase dhe Misionit të OSBE-së në Shkup zgjat prej shumë vitesh në fusha të ndryshme dhe në programe të ndryshme, ku Misioni i OSBE-së jep mbështetje këshillëdhënëse dhe programore në reformën në polici,lirinë e mediave, reformat zgjedhore, barazinë gjinore, sundimin e mirë, të drejtat e njeriut, zbatimin e arsimit të integruar.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen, gjithashtu, mendime mbi sfidat në ballafaqimin me pandeminë kovid-19, si dhe mbi masat të cilat po ndërmerren në nivel nacional dhe lokal nga institucionet në vend.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...