Takimi i Presidentit Pendarovski me sllavistë dhe maqedonistë

25 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Varshavë në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë u takua me sllavistë dhe maqedonistë të cilët jetojnë dhe punojnë në Poloni.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u informua mbi projektet dhe aktivitetet e tyre aktuale në drejtim të mësimit, studimit dhe promovimit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonas, shkëmbimit shkencor, bashkëpunimit me institucionet në Maqedoninë e Veriut, Seminarin ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e kontributit të vazhdueshëm sistematik dhe shkencor të maqedonistëve dhe sllavistëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Poloni, në kultivimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase dhe rekomandoi se angazhimi i tyre jep një kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe mbajtjen e miqësisë midis dy vendeve dhe të lidhjeve arsimore, kulturore dhe gjuhësore maqedonase-polake.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....