Takimi i Presidentit Pendarovski me udhëheqjen e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut

6 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në Bankën Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u takua me guvernatoren e Bankës Kombëtare, Anita Angellovska-Bezoska, zëvendësguvernatorët dhe me përfaqësues të ekipit të ekspertëve.

Në këtë takim u prezantuan të arriturat ekonomike të këtij viti dhe pritjet dhe vlerësimet e Bankës Kombëtare për periudhën e ardhshme, në përputhje me parashikimet më të reja.

Në këtë drejtim, u prezantuan projeksionet makroekonomike për vitin e ardhshëm, si dhe sfidat për periudhën që vijon. Njëkohësisht u bisedua mbi gjendjen e përgjithshme ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe efektin që e ka mbi të lëvizja në tregjet ndërkombëtare.

Udhëheqja e Bankës Kombëtare e informoi Presidentin Pendarovski mbi politikën aktuale monetare që po e zbaton Banka Kombëtare, për ruajtjen e stabilitetit bankar, si dhe për përmbushjen e qëllimeve të bankës në aspektin e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit të denarit.

Presidenti Pendarovski, në suazat e kësaj vizite e vizitoi edhe Muzeun Numizmatik të Bankës Kombëtare, ku janë ekspozuar rreth 23.000 ekzemplarë të monedhave dhe kartëmonedhave nga periudha të ndryshme të historisë maqedonase.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....