Takimi i Presidentit Pendarovski me udhëheqjen e Minierës SASA dhe Zvonko Stoimenovski, Minatori më i mirë për vitin 2020

1 Shtator 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot priti një delegacion nga miniera SASA nga Makedonska Kamenica, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm Oleg Telnoj. Përveç udhëheqjes së kompanisë, në këtë takim ishte i pranishëm edhe Zvonko Stoimenovski, Minatori më i mirë për vitin 2020 në Minierën SASA.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski e përgëzoi Zvonko Stoimenovski për mirënjohjen Minatori më i mirë për vitin 2020, duke vlerësuar se në xehetari, si një nga profesionet më të vështira, hallka kyçe për sukses, përveç teknologjisë, është edhe mundi dhe guximi i minatorëve. Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mundin e tërësishëm të minatorëve dhe për rezultatet që i arrijnë, si një investim në ekonominë maqedonase.

Në këtë takim udhëheqja e minierës SASA e njohu Presidentin Pendarovski me punën aktuale të kompanisë, në kushtet e pandemisë, aktivitetet e planifikuara investuese, si dhe investimet në bashkësi. Sipas udhëheqjes së kompanisë, edhe përkrah të gjitha sfidave që i ka vendosur situata pandemia aktuale, miniera SASA vazhdon të prodhojë plumb dhe zink, në përputhje me planet për prodhim, duke e mbajtur fokusin në investimet në teknologjinë bashkëkohore, në sigurinë dhe mirëqenien e të punësuarve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Presidenti Pendarovski u dha mirënjohje për rezultatet e arritura të kompanisë dhe u uroi sukses në punën e mëtejshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...