Takimi i Presidentit Pendarovski me vullnetarët e Kryqit të Kuq: Ju jeni mishërimi i solidaritetit në formën e vet më të mirë

10 Prill 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në hapësirat e Kryqit të Kuq u takua dhe bisedoi me disa vullnetarë.

Duke i theksuar rëndësinë dhe kontributin e mijërave vullnetarëve të Kryqi të Kuq, në këtë takim, Presidenti Pendarovski, i përgëzoi për angazhimin, motivimin dhe sakrificën e tyre në këto kohë të vështira për vendin tonë. Ai tha se janë veçanërisht të rëndësishëm vullneti dhe dëshira e tyre që në mënyrë vullnetare të kryejnë shërbime dhe t’i ndihmojnë qytetarët vulnerabilë, pa pasur asnjë fitim material apo financiar.

Është një surprizë e këndshme, siç tha Presidenti Pendarovski, që mijëra njerëz kryesisht të rinj i ndihmojnë të gjitha ata që kanë nevojë për çfarëdo lloj ndihme.

“Më vjen mirë që nuk kini asnjë lloj paragjykimesh dhe që tregoni se solidariteti nuk ka humbur. Ju e ktheni besimin në faktin se nuk ka humbur gjithçka, se njerëzimi ekziston. Më mrekullon ajo që bëni. Mund vetëm t’ju lut që të jeni këmbëngulës, sepse kjo situatë ka mundësi që të vazhdojë edhe në periudhën në vijim. E di që nuk është e thjeshtë. Dua t’Ju falënderoj si njeri, jo i president. Ky është solidariteti në formën e tij më të mirë. Vazhdoni vetëm kështu” theksoi Presidenti Pendarovski në bisedën me vullnetarët e Kryqit të Kuq.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski, sot nëpërmjet video-lidhjes bisedoi edhe me përfaqësues të qendrës operative, me ekipet e organizatave komunale të Kryqit të Kuq të Karposhit dhe të Manastirit. Presidenti Pendarovski dëgjoi edhe përvojën e deritanishme të ekipit të Kryqit të Kuq në ballafaqimin me pandeminë e virusit Kovid-19, i cili i ndihmon dhe u jep mbështetje migrantëve dhe refugjatëve që janë strehuar në qendrën e transitit në Tabanovcë.

“Një falënderim enorm për të gjitha përpjekjet të cilat i kini bërë deri tani në këtë krizë. Unë do t’Ju lutja, sepse Ju e keni më të vështirë se të gjithë qytetarët e tjerë, të vazhdoni me angazhimin tuaj sepse po jepni një shembull të jashtëzakonshëm për të gjithë ne, se si duhet të veprojmë kur të gjithë jemi në gjendje të vështirë. Ju jeni një shembull vezullues”, u tha Presidenti Pendarovski ekipeve të Kryqit të Kuq.

Gjatë vizitës në Kryqin e Kuq, Presidenti Pendarovski u njoh edhe me një sërë aktivitetesh të cilat i realizon kjo organizatë gjatë ballafaqimit me epideminë e virusit Kovid-19, kurse nëpërmjet të cilave organizata kontribuon në bashkësi dhe promovon përgjegjësi qytetare dhe shoqërore.  Aktivitetet, siç thanë përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, realizohen me ndihmë dhe me mbështetje të rreth 7500 vullnetarëve, kurse me këto nënkuptohen blerja dhe dorëzimi i artikujve ushqimorë dhe medikamenteve, pagimi i faturave, ndihma dhe mbështetja e migrantëve dhe refugjatëve, pastaj e të pastrehëve, si dhe çdo lloj ndihme për qytetarët më të moshuar.

Gjatë vizitës së sotme në Kryqin e Kuq, edhe Presidenti Pendarovski mori librezë vullnetari dhe u bë pjesë e ekipit të vullnetarëve në këtë organizatë. Gjithashtu, Presidenti Pendarovski sot dhuroi gjak dhe theksoi se dhurimi i gjakut është shkalla më e lartë e solidaritetit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....