Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Presidenti Pendarovski u takua me Xhared Koen, drejtorin ekzekutiv kryesor të Google Jigsaw. Në takim, përveç Presidentit Pendarovski, morën pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq.
Në këtë takim u diskutua për aplikimin e zgjidhjeve teknologjike në ballafaqimin me sfidat globale dhe nevojën e digjitalizimit për zhvillimin e shpejtë të shoqërive dhe nevojën për investim në teknologjitë e reja.
Presidenti Pendarovski theksoi se digjitalizimi është prioritet për Maqedoninë e Veriut dhe është një fushë në të cilën në periudhën e ardhshme nevojitet investim i zmadhuar në resurse.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për aplikimin e teknologjive të reja, si dhe mbi iniciativat e mundshme për bashkëpunim.