Takimi i Presidentit Pendarovski me Zdravo Krivokapiq, kryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi

12 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës zyrtare në Malin e Zi, u takua me kryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ku është vlerësuar se ato janë tradicionalisht partnere dhe miqësore, pa çështje të hapura.

Në këtë takim u theksua se të dy shtetet, si aleatë të NATO-s, kanë të njëjtat vlera dhe kontribuojnë në përparimin e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu, të dy shtetet kanë synim identik të politikës së jashtme – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski dhe kryeministri Krivokapiq shkëmbyen mendime për zhvillimet dhe situatën në rajonin më të gjerë, në lidhje me agresionin rus mbi Ukrainën.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit