Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Dejvid Moran, ambasadorin rajonal të KOP26 për Evropën, Azinë Qendrore, Turqinë dhe Iranin.
Në këtë takim u bisedua mbi strategjinë afatgjatët të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi ndryshimet klimatike, me qëllim të parandalimit të rreziqeve ekzistuese dhe krijimin e zgjidhjeve për lehtësim të pasojave negative nga ndryshimet klimatike, si dhe mbi masat që po integrohen në politikat nacionale.
Presidenti Pendarovski tha se në shtet po përgatitet Plani i katërt nacional mbi ndryshimet klimatike, e riafirmoi gatishmërinë dhe angazhimin në drejtim të plotësimit të qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit dhe të obligimeve të ndërmarra në Konferencën për ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara (KOP26), që u mbajt në Glasgou.
Në takim u theksua se nevojitet të vazhdohet ndërmarrja e masave në luftën kundër ndryshimeve klimatike, si komponent i rëndësishëm i qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe në përputhje me Konventën kornizë të OKB-së mbi ndryshimet klimatike, nënshkruese e të cilës është edhe vendi ynë.
“Mbetemi të përkushtuar në krijimin e politikave për mjedis jetësor të qëndrueshëm dhe të sigurt, për ngritjen e vetëdijes publike dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale për lehtësimin dhe adaptimin e ndryshimeve klimatike”, rekomandoi Presidenti Pendarovski në takimin me ambasadorin Moran, duke referuar se politikat ekologjike janë në fokusin edhe të Kornizës për zhvillim “MKD2030” që po përpilohet me iniciativë të Presidentit.
Nëpërmjet qasje së integruar dhe të harmonizuar të institucioneve kompetente, Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj përparimit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, me qëllim të ballafaqimit me efikasitet me ndryshimet klimatike dhe me qëllim të vendosjes së politikave proaktive për ndryshimet klimatike.