Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë pjesëmarrjes në Forumin ekonomik botëror në Davos u takua me kryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në këtë takim u shpreh përgatitja për përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke i theksuar mundësitë potenciale për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi ngjarjet aktuale politike në të dy vendet, në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke i riafirmuar përpjekjet për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet, nëpërmjet përforcimit të proceseve demokratike dhe partneritetit të përforcuar ndërkombëtar.
Bashkëfolësit theksuan se bashkëpunimi i ngushtë në suazat e aleancës së NATO-s do të vazhdojë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si qëllim i përbashkët strategjik i të dy vendeve.
Presidenti Pendarovski e uroi Abazoviqin për emërimin në funksionin e ri, duke i uruar mandat të suksesshëm në ballafaqimin si me sfidat dhe qëllimet e brendshme ashtu edhe me sfidat dhe qëllimet e jashtme politike.