Takimi i sekretarit të përgjithshëm të Kabinetit të Presidentit me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë

1 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Sekretari i përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, sot e mirëpriti delegacionin e udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Japonisë, Joiçi Fukazava, që po qëndron në vend me rastin e pjesëmarrjes në Këshillin e Ministrave të OSBE-së.

Në takim u shpreh kënaqësia për trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, të cilat vitin e ardhshëm do të shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe u shpreh gatishmëria për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral dhe multilateral.

Boshnjakovski e falënderoi për ndihmën teknike dhe donacionet e Japonisë në shumë fusha të rëndësishme në vend, si edhe për ndihmën e Qeverisë japoneze gjatë pandemisë së kovid 19.

Në takim u shpreh edhe përgatitja për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin e përvojave dhe afrimin e mëtejshëm të të dy vendeve, nëpërmjet zhvillimit të bashkëpunimit në sferën e kulturës, arsimit dhe turizmit.

Në kontekstin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së u përshëndetën aktivitetet dhe angazhimi i Maqedonisë së Veriut si kryesues me këtë organizatë. Në aspektin e gjendjes së ndryshuar gjeopolitike, bashkëfolësit shkëmbyen informacione mbi ndikimin e gjerë nga invazioni rus mbi Ukrainën dhe mbi pasojat ekonomike dhe të sigurisë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit