Takimi lamtumirës së Siljanovska Davkovës me ambasadorin sllovak Markus

25 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, Henrik Markus, në takim lamtumire. Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohjen e sinqertë për shërbimin e përkushtuar të ambasadorit, si dhe për kontributin e tij të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe tradicionalisht të ngushta midis dy vendeve.

Ajo theksoi se ne e vlerësojmë thellësisht mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Sllovakisë për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Sllovakia ndihmoi në hartimin e dokumentit “Strategjia Kombëtare e Zhvillimit 2024–2044”, dokument kyç strategjik që do të përcaktojë trajektoren tonë të zhvillimit në dekadat që vijnë.

Ambasadori Markus iu bashkua personalisht aksionit për mbështetjen e grave që luftojnë kancerin.

Bashkëbiseduesit kanë ranë dakord që përpjekjet e ardhshme duhet të drejtohen drejt zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik, me qëllim të arritjes së nivelit të marrëdhënieve të shkëlqyera politike.

Ambasadori Markus shprehu mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë, duke qenë i bindur se vizita zyrtare e paralajmëruar e Presidentit sllovak Peter Pellegrini do të paraqetë mundësi për një kapitull të ri në marrëdhëniet e ndërsjella.

Presidentja e falënderoi atë për angazhimin e tij diplomatik dhe i uroi suksese në nivel personal dhe profesional.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

Siljanovska Davkova u takua me profesorin grek Yannis Armakolas

Presidentja Gordana SiljanovskaDavkova priti sot profesorin grek Yannis Armakolas, drejtor i Programit për Europën Juglindore në Fondacionin grek për politikë europiane dhe të jashtme (ELIAMEP) dhe i iniciativës " Тhink nea - Narrativa të reja për integrimin në BE"....