Takimi me guvernatorеn e Bankës Popullore, Angellovska-Bezhovska

14 Gusht 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me guvernatorеn e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska-Bezhovska, mbi ngjarjet aktuale në sektorin bankar në vend.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska e informoi Presidentin Pendarovski mbi shkaqet për marrjen e lejes për themelim dhe punë të SHA “Eurostandard banka” dhe mbi aktivitetet të cilat po ndërmerren në mënyrë të koordinuar dhe intensive që dëmshpërblimi i depozituesve të fillojë në afatet ligjore, por edhe më herët se ato. Bashkëbiseduesit theksuan se është e rëndësishme të bëhet maksimumi që të fillojë sa më shpejt dëmshpërblimi i qytetarëve nga Fondi i Sigurimit të Depozitave, dhe para afatit të paraparë ligjor prej 20 ditësh.

Presidenti theksoi se është e nevojshme që të gjitha institucionet kompetente të bëjnë përpjekje maksimale për të gjetur zgjidhje me të cilat do të mundësohet dëmshpërblim në dobi të depozituesve. Gjithashtu ai tha se edhe mandej pret që sistemi bankar të jetë stabil.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski theksoi se është me rëndësi të veçantë që Banka Popullore të vazhdojë edhe mandej me realizimin me sukses të qëllimeve dhe detyrave të veta ligjore, duke dhënë shtytjen kryesore për një politikë të suksesshme monetare, për një stabilitet financiar dhe makroekonomik në vend.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....