Takimi i Presidentit Pendarovski me humanitarin Ali Fevzi

26 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e priti Ali Fevzi, humanitarin nga Shkupi.

Në këtë takim Fevzi e njohu Presidentin me iniciativën e tij për donacion për individët dhe familjet në rrezik social, që është intensifikuar pas fillimit të pandemisë së kovid-19.

Fevzi misionin e vet humanitar e filloi nëpërmjet donacionit të artikujve nga mjetet e veta, më pas misionit të tij iu bashkëngjitën individë dhe organizata. Duke i treguar sfidat me të cilat po ballafaqohet në aktivitetin e tij, ai në takim tha se numri i individëve dhe familjeve të cilat kanë nevojë për ndihmë po rritet vazhdimisht dhe prandaj e theksoi nevojën për zmadhim të mbështetjes dhe prandaj e theksoi nevojën për zmadhim të mbështetjes nga qytetarët e tjerë humanë, organizatat dhe institucionet.

Presidenti Pendarovski dha mirënjohje për aktivizmin, humanitetin dhe solidaritetin e Fevziut dhe shprehu pritjen se puna e tij do të jetë shembull për individë të tjerë, organizata dhe kompani shoqërore përgjegjëse, në përputhje me mundësitë, që t’i ndihmojnë ata të cilët janë më të goditur nga kriza pas fillimit të pandemisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....