Takimi me KarolineEdshtadler, Ministrja federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë

4 Maj 2021 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e mirëpriti Ministren federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, KarolineEdshtadler.

Në këtë takim u vërtetuan marrëdhëniet e përkryera bilaterale midis dy vendeve dhe u shpreh dëshira për përparim të mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik, ku është theksuar interesi për intensifikim të dialogut politik dhe shkëmbim të vizitave në nivel të lartë.

Presidenti Pendarovski theksoi se e vlerësojmë lart mbështetjen e zëshme dhe të përhershme për integrimin tonë në Bashkimin Evropian duke vlerësuar se ekspertiza e Austrisë është me rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut në plotësimin e standardeve të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim, Presidenti e falënderoi për koordinimin austriak për donacionin vaksinave “Fajzer”, sipas të cilit shteti ynë do të marrë 119.000 doza, prej të cilave 20.000 doza do të dërgohen sot dhe theksoi se me këtë Komisioni Evropian edhe njëherë e dëshmoi solidaritetin e vet.

Presidenti Pendarovski e falënderoi edhe për mbështetjen gjatë krizës së migrantëve dhe për ndihmën e përhershme të policëve austriakë në operacionet e përbashkëta kufitare në kufirin tonë jugor.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....