Takimi me përfaqësuesit e Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

27 Janar 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti drejtorin e Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive, Eran Kurtish dhe zëvendësdrejtorin Xhelal Hoxhiq.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u informua mbi proceset aktuale dhe Planin strategjik të punës së Agjencisë, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen në lidhje me çështjet për realizimin e të drejtave të bashkësive joshumicë në shtetin tonë.

Në këtë kontekst është nënvizuar nevoja për intensifikim të aktiviteteve të fushave prioritare të cilat janë pjesë e Planit strategjik të punës 2020-2022, me qëllim të zbatimit më efikas të përpjekjeve për barazi, zhvillim, integrim dhe prosperitet të bashkësive etnike në vend.

Presidenti Pendarovski theksoi se sigurimi i të drejtave të bashkësive mundëson shans të barabartë për realizim personal të çdo qytetari, që është një nga parakushtet themelore për zhvillimin e përgjithshëm dhe stabilitetin e shoqërisë. Në këtë drejtim Presidenti e riafirmoi mbështetjen e tij të vazhdueshme të përpjekjeve për përparim të të drejtave të të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...