Takimi me përfaqësuesit e këshillit organizativ për kremtimin e festës Shën. Sava dhe të ftuarit e tyre nga Republika e Serbisë dhe Republika Sërpska

27 Janar 2022 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e ditës nacionale të serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot i mirëpriti përfaqësuesit e këshillit organizativ për kremtimin e festës Shën. Sava dhe të ftuarit e tyre: Nikolla Sellakoviq, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, Zheljka Cvijanoviq, President i Republikës Sërpska, akademikun dr. Sllavenko Terziq, si dhe ambasadorët e Republikës së Serbisë dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës në shtetin tonë, Nevena Jovanoviq dhe Dragan Jakimoviq.

Duke ua uruar festën, Presidenti Pendarovski theksoi se bashkësia serbe është pjesë e pandashme shoqërisë sonë multikulturore dhe së bashku me popujt e tjerë në atdheun tonë kontribuon në ndërtimin e shoqërisë sonë demokratike.

Presidenti Pendarovski me bashkëfolësit e tij biseduan edhe mbi mundësitë për thellim të bashkëpunimit në shumë fusha të interesit të ndërsjellë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit