Takimi Pendarovski – Solana në margjinat e Konferencës së Munihut

19 Shkurt 2022 | Kumtesat, Takimet

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Presidenti Pendarovski sot u takua me Havier Solanën, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, përfaqësues i lartë për politikë të përbashkët të jashtme dhe siguri të BE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme të Spanjës.

Në fokus të bisedës ishin zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë, ndikimi i tyre në rajonin tonë dhe rëndësia e integrimit të tij në Bashkim. Presidenti Pendarovski e informoi bashkëbiseduesin mbi ngjarjet e fundit politike të brendshme në vend, rrjedhën e proceseve reformuese dhe dinamikën e re në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Solana, i cili është presidenti aktual i Qendrës për Ekonominë dhe Gjeopolitikën Globale (EsadeGeo) dhe mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut, duke u përfshirë edhe në Grupin e Ohrit në mbështetje të vendit për anëtarësimin në BE dhe NATO, e përshëndeti edhe një herë rolin konstruktiv maqedonas në Ballkani Perëndimor si shembull për zgjidhjen e çështjeve të vështira, si dhe nevojën për realizim të agjendës evropiane në kontekst të integrimit, duke theksuar se Bashkimi duhet të zbatojë sa më shpejt që të jetë e mundur vendimet e veta.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....