Takimi Presidentit Pendarovski me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen

14 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjen aktuale në vend dhe proceset lidhur me integrimet evropiane. Kryetarja e Komisionit Evropian, Fon der Lajen pohoi se në konferencën ndërqeveritare e cila duhet të mbahet së shpejti, nëse pranohet propozimi për kornizën negociuese, fillojnë negociatat konkrete dhe fillon menjëherë procesi i skriningut.

Gjithashtu, me fillimin e negociatave aderuese me BE-në, sa më shpejt që të jetë e mundshme do të fillojë nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, në gjuhën maqedonase dhe gjuhët e tjera zyrtare të Bashkimit.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se pranimi i propozimit francez do të mundësojë zhbllokim të eurointegrimeve dhe hapjen e fazës së parë të negociatave aderuese, që do të jetë impuls pozitiv për procesin reformues dhe përparimin në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski theksoi se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas duhet të respektohen dhe garantohen nga Bashkimi Evropian.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....