“Të rinj të suksesshëm”- mirënjohje nga Presidenti për punën shkencore dhe kreative të të rinjve

21 Shkurt 2020 | Kumtesat

Qëllimi i mirënjohjes “Të rinj të suksesshëm” është që ta nxis punën shkencore, hulumtuese dhe kreative të të rinj në vendin tonë, të rritet motivimi i tyre për arritje të reja dhe vlerësim të punës së tyre. Mirënjohjen do ta ndajë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Duke theksuar që nuk ka kompetencë në punën e Komisionit, presidenti Pendarovski shprehi besimin që mirënjohjet do t’i vlerësojnë më të mirët.

“Është projekt që i vlerëson punimet e personave të talentuar ndërsa vlerësimin e punimeve të paraqitura do ta bëjnë profesorë të shkëlqyeshëm, shkencëtarë, doktorë shkence”, tha presidenti Pendarovski në hapjen e seancës. Mirënjohja do të ndahet në bazë të kritereve të vërtetuara saktë për rezultate të arritura gjatë vitit 2019-të për shkencëtarët më të mirë të rinj në shkencat shoqërore, humane, natyrore- matematikore, shkencat teknike dhe ato mjekësore si dhe të rinj me suksese të theksuara në praktikat artistike dhe kulturore. Gjithashtu, mirënjohje do të jepen në kategoritë inovues të rinj, talente dhe të rinj të suksesshme me atësi ndryshe të zhvillimit.

Komisioni për mirënjohje “Të rinj të suksesshëm”, që dje e mbajti seancën e parë konstituive, përbëhet nga akademikë, mjekë, ekspertë në fushat konkrete, profesorë eminent të universiteteve në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Kryetar i Komisioni është prof.dr. Aneta Cekiq, profesoreshë e Institutit për Hulumtime Sociologjike, Juridike dhe Politike në Universitetin Shën “Kirili dhe Metodij” në Shkup.

Anëtarët tjerë të Komisionit janë:
– prof. dr. Marija Çundeva Blajer, UHhKM
– dr. Andreja Arsovski, Spitali i Përgjithshëm “Remedika”
– akademik Lupço Kocarev- ASHAM
– dr. Tamara Qupeva, gjimnazi “Orce Nikollov”- Shkup
– prof. dr. Vlladimir Martinovski, USHKM, Fakulteti Filologjik- Shkup
– Anita Nikova, drejtor ekzekutiv- MASIT
– dr. Vlladimir Çadikovski, Klinika e Spitalit “Axhibadem Sistina”
– prof. dr. Boban Misoski, profesor ordinar, USHKM, Fakulteti Juridik- Shkup
– prof. dr. Ana Çupeska, USHKM, Instituti i Shkencave Politike- Shkup
– prof. dr. Trajçe Stafilov, USHKM, Fakulteti Matematiko- Natyror
– prof. dr. Ivan Dodovski, Kolegji Amerikan Shkup
– prof. dr. Risto Solunçev, USHKM, Fakulteti Filozofik- Shkup
– prof. dr. Marija Stevanoviq, USHKM, Fakulteti Stomatologjik- Shkup
– akademik Taki Fiti- ASHAM
– Afërdita Haxhijaha Imeri, eksperte për gjithpërfshirje sociale, Fondacioni Ndërkombëtarë për Zgjedhje dhe Sisteme Zgjedhore
– prof. dr. Gëzime Starova, USHKM, Fakulteti Јuridik- Shkup
– prof. dr. Petar Popovski, Universiteti “Alburg”
– prof. dr. Ilija Dukovski, Universiteti “Boston”
– dr. Elena Stavrevska, Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Londrës
– dr. Jane Bogoev, Banka Botërore
– prof. dr. Zhivorad Tomovski, USHKM, Fakulteti Matematiko- Natyror
Në punën e Komisionit, kontribut do të japin edhe këshilltaret e presidentit, Iskra Geshovska- nga fusha e kulturës, Fikrija Tair-për çështje lidhur me komunitetin rom, Marija Bashevska- për çështje gjinore dhe Besa Arifi për çështje juridike.

Thirrja publike për dorëzimin e paraqitjeve për mirënjohjen “Të rinj të suksesshëm” për vitin 2019-të do të shpallet së shpejti. Në të njëjtën mënyrë, mund të paraqiten të gjithë që deri në fund të vitit 2019-të kanë mbushur 35 vjeç e që kanë shënuar rezultate të rëndësishme në kategorinë përkatëse. Përjashtim është vetëm kategoria e gjashtë- talent i ri, ku kanë të drejtë të paraqiten vetëm shkollarë. Me vendosjen e mirënjohjes për të rinj të suksesshëm me pengesa në zhvillim, qëllimi është të rritet vetëdija publike për aftësitë e të rinjve që kanë vështirësi në zhvillim dhe të përmirësohet përfshirja e tyre në procesin arsimor dhe në shoqëri.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....