Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u pati bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski.
Në bisedën me Presidentin ukrainas Zelenski, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi mbështetjen tonë të fuqishme dhe të palëkundshme për Ukrainën në lidhje me agresion e paprovokuar dhe të paargumentuar ushtarak rus.
Duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare, parimeve të Kartës së OKB-së dhe Statutit të Këshillit të Evropës, Presidentja tha se populli ukrainas mund të mbështetet në aleancën dhe miqësinë maqedonase në të ardhmen në përballimin me sfidën historike me pasoja të përhershme dhe të paparashikueshme.
Të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime edhe mbi Samitin e ardhshëm, mikpritës i të cilit do të jetë Zvicra, me qëllim të krijimit të një kornize të favorshme për një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Gjatë bisedës, Presidenti Zelenski e ftoi Presidenten Siljanovska Davkova të vizitojë Ukrainën, për të cilën do të konsultohen më tej në Samitin në Zvicër.
Gjatë bisedës u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis dy shteteve, që karakterizohen nga vlerat identike, respekti dhe mirëkuptimi, të vërtetuara fuqishëm nga bashkëpunimi i vazhdueshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Presidentja Siljanovska Davkova dhe Presidenti Zelenski rikonfirmuan përkushtimin e tyre për mbështetje të mëtejshme të ndërsjellë në diplomacinë ndërkombëtare, në drejtim të përmbushjes së aspiratave evropiane të të dyja shteteve.
Bisedën telefonike me Presidentin Zelenski, Presidentja Siljanovska Davkova e realizoi nga Roma, gjatë vizitës së saj në Republikën Italiane dhe Selinë e Shenjtë me rastin e manifestimit “Maqedonia për nder të Shën. Kirili”.