Bisedë telefonike e Presidentit Pendarovski me Presidentin bullgar Radev

21 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot bisedoi në telefon me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Presidenti Pendarovski e uroi Presidentin Radev për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi mandat të suksesshëm.

Të dy presidentët biseduan mbi zhvillimin më të ri të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve fqinje në dritën e vizitës së para pak kohe të kryeministrit të Qeverisë së Bullgarisë në Shkup, si dhe mbi aktivitetet e ardhshme në Sofje.

Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski e përshëndeti dialogun e vendosur midis dy qeverisë dhe e theksoi përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme.

Në drejtim të përforcimit të dialogut midis dy shteteve, të dy presidentët biseduan edhe mbi mundësinë për vizitë të shpejtë zyrtare të Presidentit Pendarovski në Sofje, si dhe për intensifikim të komunikimit në nivelin më të lartë në periudhën e ardhshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...