Presidenti Stevo Pendarovski “Ballë për ballë” me ekipin e Teoharob Audio

15 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski në suaza e Projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot u takua me Veselin Teoharovin, një nga themeluesit e kompanisë maqedonase me renome “Teoharov Audio”.

Duke folur për fillimet e veta, Veselini prezantoi një pjesë të komponentëve dhe prodhimeve unike, me të cilat “Teoharov Audio” më shumë se dy dekada është brend i dëshmuar në prodhimet e pajisjeve audio High End të klasës së lartë. Ai theksoi se “Teoharov Audio” është krijues i pajisjes së parë hajfaj maqedonase me cilësi të lartë, e cila është bashkim i shkencës, muzikës dhe artit kushtuar njohësve të vërtetë të tingullit cilësor.

Veselini e njohu Presidentin edhe me konceptin e sallonit të tyre Audiokultura i cili, përveç qëllimit komercial, ekspozues të brendeve të tyre dhe brendeve botërore audio me renome, është edhe një kënd urban ku bashkon muzika. Përveç komponentit social, vizitorët e Audiokulturës kanë mundësi, në një mjedis me akustikë të mrekullueshme ta përjetojnë tingullin cilësor.

Gjatë vizitës në Audiokulturë, Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe laboratorin për hulumtime dhe zhvillim, ku ridëgjohen komponentët e ndryshëm audio për krahasim dhe për testim subjektiv të karakteristikave të tyre.

Deri më tani nën brendi Teoharov janë prodhuar mbi 100 modele altoparlantësh, amplifikatorëve dhe shpërndarësve të sinjalit, si dhe sisteme audio custom made, për mbi 50 klientë te ne dhe në rajon. Përveç linjave standarde, asortimenti Teoharov është pasuruar edhe me një vepër jashtëzakonisht të rëndësishme, sistemin Legendary. Ai është fryt i bashkëpunimit me  Vllatko Stefanovskin. Produkti është konstruktuar sipas preferencave të larta inxhinierike të Teoharovit dhe ndjeshmërisë së rafinuar muzikore të Vllatko Stefanovskit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....