Thirrje publike – “Menaxherët e Rinj dhe Liderët e Biznesit”

10 Nëntor 2020 | Kumtesat

Me mbështetje të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në bashkëpunim me Këshillin e Investitorëve të Huaj të Odës Ekonomike të Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të realizohet programi “Menaxherët e Rinj dhe Liderët e Biznesit“.

Qëllimi i programit është që përmes transferimit të njohurive të mundësuar nga bashkëpunimi i Presidentit dhe Këshillit të Investitorëve të Huaj, kandidatët e përzgjedhur të marrin trajnime për planifikimin strategjik dhe aftësitë udhëheqëse, si dhe t’iu mundësohet të vizitojnë sektorë të ndryshëm brenda kompanive të selektuara nga kandidati i përzgjedhur.

Pjesëmarrëseve të përzgjedhur do t’iu mundësohet të marrin pjesë në vebinarë, të përgatisin një “rast studimi”, si dhe mundësi për komunikim dhe pjesëmarrje në takimet me drejtorin ekzekutiv.
Njëkohësisht, programi do të kontribuojë në zbulimin e talenteve potenciale, kompanive pjesëmarrëse në Projekt do t’iu mundësoj të kuptojnë më mirë se çfarë i motivon të rinjtë dhe të vendosin një rrjet të udhëheqësve dhe menaxherëve të ardhshëm të biznesit.

Programi “Menaxherët e Rinj dhe Liderët e Biznesit” është planifikuar të realizohet në periudhën nga dhjetori i këtij viti deri në shkurt të vitit 2021. Trajnimet do të kryhen në disa kompani, përkatësisht: EVN Maqedoni AD, Comfi Angel, Van Hool Maqedoni, Kemet Electronics Maqedoni, EOS Matrix Maqedoni, Philip Morris TKP dhe Ramstor Maqedoni.

Të drejtën për të aplikuar për thirrjen publike kanë:
• studentët që janë në vitin e fundit të studimeve universitare
• studentë të diplomuar;
• studentë me master dhe doktoraturë në universitete / fakultetet të ekonomisë, juridikut, resurseve njerëzore, menaxhimit, administratës publike, biznesit ose fushës shkencore me të cilat merren kompanitë e përfshira në këtë program.

Deri në moshën 29 vjeç.

Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë në linkun e mëposhtëm ose në e-mail: [email protected], jo më vonë se 20.11.2020.

Personi i kontaktit në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut :
Pranvera Imeri,
tel. 075229099
e-mail adresa: [email protected]

Personi i kontaktit nga Këshilli i Investitorëve të Huaj:
Vlatko Stojanovski
Tel 02 / .3244-004
E-mail: [email protected]

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...