Në Kabinetin e Presidentit nga 21 deri më 30 shtator 2022 do të vendoset ekspozita “Pas Makedoniumit” – skica, vizatime, fotografi dhe makete nga koleksioni privat të autorëve Jordan dhe Iskra Grabullovski, autor i njërës prej përmendoreve më të njohur Makedonium në Krushevë.
Ekspozita organizohet me rastin e 31 vjetorit të pavarësisë së shtetit maqedonas, kurse Makedoniumi me vlerat e veta artistike dhe arkitektonike, si dhe me simbolikën dhe përmbajtjen historike e artikulon pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore-historike.
Ekspozita do të hapet për vizitorët nga 22 deri më 30 shtator me paraqitje paraprake në faqen zyrtare në internet të Presidentit: https://pretsedatel.mk/otvoren-kabinet/. Vizita do të organizohet në varësi nga numri i qytetarëve të paraqitur.