Thirrje publike – Programi për menaxherë të rinj dhe liderë afaristë

21 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Me mbështetjen e Presidentit Stevo Pendarovski, Këshilli i Investitorëve të Huaj do të zbatojë program për menaxherë të rinj dhe liderë afaristë, që do të realizohet nga janari deri në maj të vitit 2022.

Qëllimi këtij programi është më shumë se 30 të rinj dhe njerëz ambiciozë nga Maqedonia e Veriut, nëpër një sërë trajnimesh të rëndësishme të fitojnë shkathtësi dhe njohuri konkurruese që do t’i çojnë drejt sfidave të reja profesionale.

Trajnimet do të zbatohen në 18 (tetëmbëdhjetë) kompani të cilat do të përfshihen në program, kurse që janë anëtare të Këshillit të Investitorëve të Huaj, si: EVN Maqedonia, Kostall Maqedonia, Makstill, Xhonson Meti, Liberti Still, Komfi Angell, Van Hool, Pivara Skopje, Amfenol Tehnoloxhi Makedonija, Rontis, Kromber i Shubert, Telekomi Maqedonas, Shparkase Banka, Turmak (Grupacioni Xhevahir) Cementarnica Usje, Baumer, IuteKredit dhe Porshe Maqedonia.

Në këtë program mund të marrin pjesë studentë që janë në vitin e fundit të studimeve universitare, studentë të diplomuar, si dhe studentë në studime të magjistraturës dhe doktoratës në institucionet e arsimit të lartë nga fusha shkencore me të cilën merren kompanitë e përfshira në këtë program. Kandidatët duhet të jenë deri në 29 vjet.

Të gjithë studentët e interesuar mund të paraqiten në www.fic.mk maksimum deri më 10.01.2022.

Më shumë detaje për Programin për menaxherë të rinj dhe liderë afaristë, mund të merrni nga personat për kontakt nga:

Kabineti i Presidentit

Pranvera Imeri

[email protected]

Këshilli i Investitorëve të Huaj

Vllatko Stojanovski

02/3244-004

[email protected]

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....