Fjalimi i Presidentit Pendarovski në Samitin “Ukraina – Evropa Juglindore” në Tiranë

28 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në sesionin plenar të Samitit “Ukraina – Evropa Juglindore” që po mbahet në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet theksoi se vendimi i fundit i Këshillit të BE-së që të sigurojë ndihmë prej 50 miliardë eurosh, si dhe perspektivat që Kongresi Amerikan do të ndajë rreth 90 miliardë dollarë, janë aktivitete në drejtimin e duhur.  Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ishte midis vendeve të para që i dha ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës dhe tha se deri më tani janë dërguar 12 pako ndihmë, me vlerë të përgjithshme prej 60 milionë eurosh.

Presidenti Pendarovski theksoi se së bashku me aleatët tanë në NATO dhe njerëzit me mendime të njëjta, do të vazhdojmë t’i rezistojmë sulmit ndaj pavarësisë së Ukrainës, duke kërkuar përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera në mënyrë që të sigurohet drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. “Sot nga Tirana duhet të premtojmë se edhe mandej do ta japim mbështetjen tonë të palëkundshme, derisa të arrihet marrëveshja e paqes, e cila do t’i pasqyrojë aspiratat e popullit ukrainas”, rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

I nderuar President Zelenski,

I nderuar kryeminitër Rama,

Shkëlqesitë tuaja,

Të nderuar kolegë,

Me praninë tonë të sotshme këtu, duke e shprehur mirëkuptimin për rëndësinë thelbësore të dhënies së mbështetjes për Ukrainën, lidhjet e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis popujve tanë bëhen edhe më të rëndësishme se kurrë më parë.

Tashmë prej një dekade, populli ukrainas është dëshmi për sakrificën enorme, qëndrueshmërinë dhe besimin e palëkundshëm të fitores së të mirës mbi të keqen.

Duhet të kuptojmë se, në të vërtetë, lufta për çlirimin e Ukrainës kryhet në emër të të gjithë botës së qytetëruar dhe demokratike.  Në këtë moment kritik, angazhimi për të gjithë ne është enorm dhe i tejkalon kufijtë gjeografikë, duke jehuar kudo ku ekzistojnë shoqëri demokratike paqësore.

Të dashur kolegë,

Suksesi i i forcave të armatosura ukrainase nuk varet vetëm nga vendosmëria dhe guximi i tyre që t’i kundërvihen agresorit por edhe nga mbështetja shumë e nevojshme financiare, logjistike dhe ushtarake që e ua japin popujt miq.

Vendimi i fundit i Këshillit të BE-së që të sigurojë ndihmë prej 50 miliardë eurosh, si dhe perspektivat që Kongresi Amerikan do të ndajë rreth 90 miliardë dollarë, janë aktivitete në drejtimin e duhur të veprimit.

Maqedonia e Veriut ishte midis vendeve të para që i dha ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës.  Deri më tani janë dërguar 12 pako ndihmë, me vlerë të përgjithshme prej 60 milionë eurosh.

Së bashku me aleatët tanë në NATO dhe njerëzit me mendime të njëjta, do të vazhdojmë t’i rezistojmë sulmit ndaj pavarësisë së Ukrainës, duke kërkuar përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera në mënyrë që të sigurohet drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Përveç kësaj, jemi të gatshëm ta mbështesim Ukrainën në përcaktimin e lirë të kursit të saj të ardhshëm, duke përfshirë edhe dëshirën për integrim në Bashkimin Evropian he në NATO.

Përkundrejt shqetësimit mbi rezultatin e zgjedhjeve në SHBA dhe në BE si dhe  mbi pasojat e mundshme nga ngjarjet në Ukrainë, duhet ta kemi të qartë se asnjë vendim, i kundërt me vullnetin e popullit ukrainas, nuk do t’i vendosë themelet për paqe.  Veprimet e tilla vetëm do të mundësonin në ligjshmërinë e dhunës dhe veprimeve brutale të kryera në vitet e mëparshme. Aneksimi i Krimesë para një dekade duhet të na shërbejë të gjithëve neve si rikujtues brutal: lehtësimi nuk arriti ta ndalë konfliktin – në vend të kësaj, e inkurajoi Rusinë t’i përsërisë modelet e veta agresive të veprimit në Ukrainën lindore.

Si rrjedhim, sot nga Tirana duhet të premtojmë se edhe mandej do ta japim mbështetjen tonë të palëkundshme, derisa të arrihet marrëveshja e paqes, e cila do t’i pasqyrojë aspiratat e popullit ukrainas.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....