Takimi i Presidentit Pendarovski me Fatih Donmez, ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore i Republikës së Turqisë

4 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Fatih Donmez, ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Republikës së Turqisë.

Në këtë takim është shprehur kënaqësia për marrëdhëniet e përkryera bilaterale dhe për bashkëpunimin e suksesshëm midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, që zhvillohen në shpirtin e miqësisë dhe partneritetit tradicional.

Bashkëfolësit bisedua edhe mbi gjendjet dhe sfidat në fushën e energjetikës, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, si dhe për ballafaqimin me pasojat mbi ekonomitë e shteteve, ku vlerësuan se edhe përkrah bashkëpunimit të mirë ekonomik, të dy shtetet duhet ta intensifikojnë edhe bashkëpunimin në planin energjetik, në përputhje me lëvizjet e politikave në suazat botërore dhe evropiane. Në atë kontekst, Presidenti Pendarovski tha se pret të finalizohet memorandumi i bashkëpunimit në fushën e energjetikës midis dy shteteve, që do të kontribuojë në zmadhimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojës dhe në mbështetjen në pjesën e gazifikimit.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen afatgjatë dhe të rëndësishme nga Turqia.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....