Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët “Qasja e Ballkanit Perëndimor në BE: rrëfim i gjatë i (pa)përfunduar – Qëndrueshmëri në kursin e jashtëm politik maqedonas”

27 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët të ambasadorëve “Qasja e Ballkanit Perëndimor në BE: rrëfim i gjatë i (pa)përfunduar – Qëndrueshmëri në kursin e jashtëm politik maqedonas” që organizohet nga Këshilli i ambasadorëve në Klubin e deputetëve.

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski tha se për herë të parë në 30 vitet e fundit ekziston angazhim i fuqishëm dhe ka tre përfaqësues të veçantë të emëruar të SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së bashkuar të cilët punojnë dhe kontribuojnë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenti Pendarovski foli edhe mbi mbështetjen e hapur nga qeveria e re gjermane për Ballkanin Perëndimor, ndërsa sidomos për integrimin e Maqedonisë së Veriut, sepse, siç tha, i plotësojmë të gjitha kushtet për fillim të negociatave aderuese. Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski e theksoi mbështetjen edhe nga Franca, duke rikujtuar deklaratën e Presidentit Emanuel Makron se Ballkani Perëndimor dhe sidomos integrimi i Maqedonisë së Veriut, se Ballkani Perëndimor nuk është vetëm pjesë gjeografike e Evropës dhe se nuk duhet t’i kthehet përsëri kurrizi, retorikë që sipas Presidentit Pendarovski shkon disa nivele përpara në dobi të integrimit.

Presidenti Pendarovski tha se entuziazmi i BE-së po bie në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Presidentit Pendarovski, në kohën kur Evropa është sfiduar nga lëvizjet e mëdha gjeopolitike, kurse rajoni po ballafaqohet përsëri me trende negative dhe retrograde, nevojitet angazhim i zmadhuar i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, nëse dëshiron ta ruajë relevancën e vet strategjike.

BE-ja, sipas Presidentit, nuk ka asnjë arsye racionale dhe strategjike të trembet nga integrimi i të gjashta vendeve të Bashkimit Evropian.

Në lidhje me dialogun me Bullgarinë, Presidenti Pendarovski vlerësoi se bëhet fjalë për një fillim të përkryer në këtë fazë të re në marrëdhëniet tona bilaterale dhe ndjehet dhe dëgjohet retorika e re dhe energjia e re.

“Megjithatë duhet të them me patjetër në mënyrë të qartë kristal, se bëhet fjalë vetëm për fillim. Bëhet fjalë vetëm për fazë filluese në të cilën të dy palët dëshmojnë dëshira të mira se si dëshirojnë të zhvillohet mandej ai proces. Domethënë ne jemi larg hyrjes më të thelë në këtë proces dhe jemi ende shumë larg përfundimit pozitiv eventual të atij procesi”, tha Presidenti Pendarovski.
Ai tha se është e rëndësishme që çdo institucion politik në të dy shtetet të japë kontributin e vet për tejkalimin përfundimtar të këtij problemi.

Presidenti Pendarovski paralajmëroi se së bashku me Presidentin bullgar Radev po dakordojnë vizitën e tij zyrtare në Republikën e Bullgarisë, për jo më shumë se një muaj.

“Qëndrimi im, teza ime është se të dy presidentët në të dy shtetet duhet të japin kontribut pozitiv për fillim të suksesshëm të këtij procesi, sepse ky është interes strategjik i të dy shteteve dhe unë jam i bindur se dhe Presidenti Radev e ka të njëjtin mendim me mua”, tha Presidenti Pendarovski.

Tryeza e rrumbullakët e ambasadorëve është eveniment vjetor i Këshillit të ambasadorëve, që mbahet me mbështetje të Presidentit Pendarovski.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit