Takimi i Presidentit Pendarovski me ministrin e Drejtësisë Tupançeski

9 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ministrin e Drejtësisë, Nikolla Tupançeski.

Në këtë takim u fol mbi reformat aktuale në sferën e funksionimit të shtetit juridik, duke përfshirë edhe reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, kurse në përputhje me prioritetet strategjike të përcaktuara në suazat e procesit eurointegrues në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri Tupançeski i prezantoi prioritetet në punën e vet pas marrjes së funksionit.

Presidenti Pendarovski theksoi se funksionimi i shtetit juridik është një nga kushtet kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm dhe tha se reformat në sferën e sundimit të të drejtës dhe të shtetit juridik nuk duhet t’i bëjmë vetëm që t’i plotësojmë kriteret formale për anëtarësim në BE, por edhe për shkak të besimit të qytetarëve në shtetin e vet dhe në institucionet e tij. .

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...