Pritja e punonjësve mediatikë nga fusha e sportit me rastin e fillimit të “Turnirit në futbollin e vogël të mediave”

7 Tetor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti punonjësit mediatikë nga fusha e sportit me rastin e fillimit të manifestimit tradicional sportiv argëtues “Turniri në futboll të vogël të mediave”, që me rastin e 30-vjetorit të tij e organizon radioja “Sportsko radio 90.3 FM”.

Presidenti Pendarovski i përgëzoi organizatorët, duke thënë se evenimentet e tilla kontribuojnë në zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe para së gjithash të kulturës sportive në vendin tonë.
Presidenti Pendarovski theksoi se është për t’u respektuar fakti që përveç dimensionit sportiv argëtues, ky eveniment këtë vit ka edhe karakter humanitar, me të cilin, siç tha Presidenti, edhe njëherë vërtetohet se sporti është faktor i cili kontribuon jo vetëm për bashkimin por edhe për arritjen e shumë vlerave të tjera pozitive të cilat janë të domosdoshme në shoqërinë tonë.

Fakti se këtë vit në këtë turnir marrin pjesë punonjës mediatikë dhe nga rajoni më gjerë, tha Presidenti Pendarovski, është dëshmi se sporti ka fuqi t’i lidhë njerëzit dhe kombet.

Ai shtoi se si President, në suazat e kompetencave të veta, i vlerëson në maksimum sukseset e sportistëve tanë dhe krenohet me të gjitha arritjet sportive të shtetit tonë, duke shprehur bindjen se ato moment të gëzimit dhe emocioneve sportive gazetarët, kameramanët, fotoreporterët si dhe dëshmitarët e drejtpërdrejtë në këto gara i përjetojnë edhe më fuqishëm. Prandaj, sipas Presidenti, na gëzon veçanërisht fakti që pas një pauze pre dy vjetësh për shkak të pandemisë së kovid-19, publiku do të ketë përsëri mundësi ta ndjekë këtë turnir nga tribunat.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....