Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies në Gjuhën Turke

21 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies në Gjuhën Turke, i uroi përfaqësuesit e bashkësisë turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të nderuar bashkëqytetarë të bashkësisë turke,

Më lejoni t’ju uroj 21 Dhjetorin – Ditën e Mësimdhënies së Gjuhës Turke. Një prej vendimeve të para të Maqedonisë së KAÇKM-së ka qenë të mundësohet mësimdhënie në gjuhën amtare për më shumë bashkësi, duke përfshirë edhe atë turke. Në ditën e sotme, në vitin 1944 filloi mësimdhënia në gjuhën turke në shkollën e Shkupit, “Tefejuz” me të cilën është çliruar potenciali i bashkësisë, duke e ruajtur identitetin e vet dhe duke zhvilluar kulturën e vet, që të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme.

Rrënjët e festës së sotme i pararendin jo vetëm shtetit bashkëkohor maqedonas por edhe shtetit bashkëkohor turk. Këtë vit shënohet 100-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë dhe 95-vjetori i reformave gjuhësore dhe vendosjes së alfabetit të ri turk që për një kohë të shkurtër çoi në shkrim-lexim masiv.

Bashkësia turke jep një kontribut unik në ndërtimin dhe zhvillimin e atdheut tonë të përbashkët maqedonas dhe në pasurimin e bashkëjetesës në shoqërinë maqedonase shumetnike, shumëgjuhësore dhe shumëfetare. Edhe përkrah sfidave në arsim dhe në fushat e tjera, përfaqësuesit e bashkësisë turke në Maqedoninë e Veriut japin një kontribut të madh në çdo sferë, në arsim, shëndetësi, art dhe sport. Prandaj, shteti duhet t’i heqë edhe pengesat e fundit që bashkëqytetarët tanë turq të mund ta realizojnë pa asnjëfarë problemi këtë të drejtë themelore të njeriut në arsim.

Bashkësia turke përveç se me lojalitetin e vet kontribuon në atdheun maqedonas, ajo është lidhje e fuqishme me Turqinë vëllazërore dhe mike. Kurse frytet e kësaj miqësie janë marrëdhëniet e përkryera bilaterale dhe mbështetja e përbashkët, investimet e shumta, projektet e përbashkëta, donacionet për arsimin, shkencën, shëndetësinë dhe kulturën.

E shfrytëzoj këtë rast t’ju uroj 21 Dhjetorin – Ditën e Mësimdhënies në Gjuhën Turke.

Për shumë vjet gëzuar festën.

Stevo Pendarovski

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...