U dha mirënjohja “Unaza e inxhinierit 2024” për 15 inxhinierët më të suksesshëm të diplomuar

11 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në ceremoninë që u mbajt në sheshin para kishës “Shën. Klimenti dhe Pantelejmoni” – Pllaoshnik, në Ohër ua dorëzoi mirënjohjen “Unaza e inxhinierit” studentëve më të suksesshëm të cilët kanë diplomuar në fakultetet maqedonase të cilat kultivojnë disiplinat e inxhinierisë.

Në fjalimin e vet në ceremoninë e dhënies së mirënjohjes, Presidentja Siljanovska Davkova, duke i përgëzuar fituesit e kësaj mirënjohjeje me prestigj, e theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të inxhinierisë në ndërtimin e shtetit tonë dhe harmonizimin e tij me trendet globale digjitale.

“Robotika e përparuar, automatizimi i prodhimit dhe inteligjenca artificiale po ndikojnë gjithnjë e më shumë në tregun e punës. Sot, suksesi i shteteve, tashmë matet në bazë të aftësisë së tyre për të përjetuar përfitimet dhe për të minimizuar rreziqet që sjell ekonomia digjitale”, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Në atë drejtim ajo e theksoi nevojën e angazhimit të përbashkët të shtetit, të bashkësisë akademike dhe asaj afariste për modernizimin e programeve arsimore, dhënien e bursave dhe shpërblimin e studentëve të suksesshëm.

Shteti duhet t’i mbështesë projektet tuaja inovatore, të inkurajojë startup-et dhe parqet teknologjike dhe të investojë në ekosistemet inovatore. Shteti e ka për detyrë që të bëjë gjithçka që mundet që të krijojë kushte që ju dhe kolegët tuaj të përparoni profesionalisht dhe në karrierë këtu, në atdheun tonë të përbashkët”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Kristinka Çullak, kryetarja e Odës së Arkitektëve të Autorizuar dhe Inxhinierëve të Autorizuar, duke u folur inxhinierëve të rinj tha se ata e kanë përzgjedhur këtë profesion i cili është jo vetëm në shërbim të sigurisë, shëndetit të njeriut dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor por ka edhe detyrën dhe privilegjin për krijimin e kushteve edhe më të mira të jetesës, duke krijuar botë të përparuara dhe të zgjuara.

“Oda si organizatë profesionale që bashkon të gjithë arkitektët dhe inxhinierët në vend është shtëpia juaj e ardhshme. Ne presim me padurim energjinë tuaj rinore, e cila gjithmonë sjell dinamizëm midis të gjithë inxhinierëve, me të gjitha ngjyrat e transformimeve digjitale, inovacioneve dhe ideve të avancuara për përparim në botë, tha Kristinka Çulak, kryetarja e Dhomës së Arkitektëve të Certifikuar dhe Inxhinierëve të Certifikuar.

Në fjalimin e vet, Hristina Spasevska, kryetarja e Institutit Inxhinierik të Maqedonisë, duke u folur inxhinierëve të rinj, tha se kjo mirënjohje është për shkak të angazhimit të tyre të jashtëzakonshëm gjatë studimeve, që vërteton se janë të gatshëm të vazhdojnë të shkojnë edhe mandej në majat e suksesit, duke u përballur me të gjitha sfidat gjatë rrugës.

Ju tani i përkisni Klubit të 229 inxhinierëve më të mirë që sot janë profesorë universitarë, shkencëtarë, profesionistë dhe menaxherë të suksesshëm në kompani, brenda dhe jashtë vendit. Se mirënjohja iu është dhënë të vërtetëve, të denjë për çmimin, në këto 21 vite, dëshmojnë sukseset e tyre”, tha Hristina Spasevska, kryetarja e Institucionit Inxhinierik të Maqedonisë.

“Unaza e inxhinerit” jepet për të 21 herë, kurse fitues të sivjetshëm janë 15 studentët më të suksesshëm të diplomuar në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup, nga Universiteti “Shën. Klimenti i Ohrit” – Manastir, nga Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip dhe nga Universiteti Shtetëror – Tetovë. Nga UKEM, fitues të çmimit janë Eva Zoviq – Fakulteti i Arkitekturës, Dimitrija Simjanoski – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Mihaella Zllateska – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Marija Mitevska – Fakulteti Teknologjik dhe Metalurgjik, Egzona Murtezani – Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, Viktor Meglenovski – Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike, Rufija Idrizovska – Fakulteti i Matematikës dhe Shkencave të Natyrës, Bojana Zaharieva – Fakulteti i Dizajnit dhe Teknologjive të Mobileve dhe të Interierit, Angela Meshkova – Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike dhe Matea Tashkovska – Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike. Nga UKLO Manastir, Elena Stefanoska – Fakulteti Teknologjik dhe Teodora Siljanoska – Fakulteti i Teknologjive Informatike dhe Kompjuterike, nga UGD Shtip, Matea Anakievska – Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Teknike dhe Daniel Conevski – Fakulteti i Informatikës, kurse nga UTSH Adina Osmani – Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara.

Manifestimi “Unaza e inxhinierit” mbështetet tradicionalisht nga Presidenti i shtetit, kurse organizohet nga Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë dhe Oda e Arkitektëve të Autorizuar dhe Inxhinierëve të Autorizuar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....