U hap ekspozita “Gratë në zejtari” në Kabinetin e Presidentit

17 Maj 2022 | Kumtesat

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska mbajti fjalim në ekspozitën “Gratë në zejtari” që po mbahet në Kabinetin e Presidentit.

Në fjalimin e vet para të pranishmëve në këtë eveniment, bashkëshortja e Presidentit theksoi se është nder dhe inspirim të jetë sot midis grave zejtare dhe të shihet arti, kreativiteti dhe shkathtësitë e tyre.

“Gruaja është padyshim nxitësi kryesor i proceseve shoqërore në të gjitha segmentet, kështu që edhe sipërmarrja e grave njihet si një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Pjesëmarrja e grave në aktivitetet e biznesit i transformon cilësinë dhe strukturën e fuqisë së punës dhe të shoqërisë në tërësi”, theksoi Gjorgievska duke shtuar se promovimi i zejtarisë është faktor për zhvillimin ekonomik, për ruajtjen e traditës dhe të kulturës në vendin tonë.

Duke theksuar se ajo që u mungon grave është mbështetja financiare, edukimi shtesë, si dhe marketingu i mirë për vendosjen e produkteve të tyre në tregun e huaj dhe vendas, Gjorgievska tha se për këtë arsye, sot e theksojmë rolin e gruas zejtare si nxitës kryesor ekonomik, por edhe si promovuese i kulturës.

“Për këto arsye, do të vazhdojmë së bashku të punojmë në ripërtëritjen ekonomike në këtë sektor, popullarizimin e mundësive të këtij profesioni dhe stimulimin e të rinjve dhe grave të fillojnë biznese personale, me qëllim të përforcimit ekonomik të grave dhe për barazi më të madhe gjinore”, theksoi Gjorgievska.

Në hapjen e kësaj ekspozite mbajtën fjalim ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Meri Bërns, drejtoresha ekzekutive e Qendrës për menaxhim me ndryshime, Neda Maleska Sachmaroska dhe drejtoresha e Odës së Zejtarisë, Shkup, Aneta Atanasovska.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Qendrën për menaxhim me ndryshime, me rastin Ditët e zejtarisë dhe është në suazat e projektit “Masa për përforcim të grave në biznes pas kovid-19” i mbështetur nga USAID-i dhe BTD-ja.

Kjo ekspozitë që do të jetë e hapur nga 16 deri më 18 ma, vizitorët do të kenë mundësi t’i shikojnë punimet e tridhjetë grave zejtare të shkathëta dhe kreative. Qëllimi i këtij evenimenti është të dërgojë mesazh mbi rëndësinë dhe kontributin e grave zejtare në ruajtjen e zanateve tradicionale, ruajtjen e pasurisë kulturore dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në vend.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....