U mbajt seanca e 19-të e Këshillit të Sigurimit

1 Nëntor 2023 | Kumtesat

Sot u mbajt seanca e 19 e Këshillit të sigurimit, ku u bisedua mbi gjendjen e sigurisë në shtet dhe në rajonin euroatlantik.

Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me ftesë të Presidentit Pendarovski në seancë morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale dhe Drejtori i Agjencisë së Zbulimit.

Përfaqësuesit kompetentë të institucioneve informuan mbi çështjet aktuale të sigurisë lidhur me vendin dhe me rajonin më të gjerë, duke përfshirë edhe agresioni rus mbi Ukrainën, ngjarjet në Lindjen e Afërme dhe gjendjen në veri në Republikën e Kosovës.

Në lidhje me gjendjen e sigurisë në shtet u vlerësua se ajo është stabile dhe nuk ka indikacione të cilat flasin për rrezikim të mundshëm të saj.

Si anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është në koordinim të rregullt me Aleancën dhe aleatët në lidhje me aktivitetet që ndërmerren për përforcim të sigurisë në hapësirën euroatlantike.

Në seancën e Këshillit të Sigurisë u konstatua nevoja që institucionet kompetente të vazhdojnë t’i ndjekin gjendjet dhe të përgatitin skenarë të mundshëm në përputhje me zhvillimin e ngjarjeve, me qëllim që të ndërmerren në kohë masa dhe aktivitete që janë në kompetencë të tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit