U nënshkrua Dekreti për shpalljen e Ligjit për zgjidhjen e kontekstit midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe SHA Makpetrol Shkup nëpërmjet marrëveshjes

30 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Pas konsultimeve me ekspertë nga fusha e energjetikës dhe të drejtës, Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për zgjidhjen e kontekstit midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe SHS Makpetrolit nëpërmjet marrëveshjes.

Presidenti Pendarovski konsideron se miratimi i ligjit është në interes publik, sepse shteti do të mbetet pronar i të gjithë sistemit të gazifikimit dhe në këtë mënyrë do të hapet mundësi për diversifikim të burimeve për furnizim me gaz të shtetit tonë, si dhe do të krijohen kushte për investime shtesë në ndërtimin e rrjetit shpërndarës. Gjithashtu, shteti ynë do të bëhet rrugë tranzitimi për shtetet e tjera në rajon.

Harmonizimi i tekstit të marrëveshjes është bërë me ndërmjetësim të “Bashkësisë energjetike – Vjena”, organizatë ndërkombëtare e obliguar për harmonizim të rregullave dhe parimeve në tregun e brendshëm të energjisë të BE-së me shtetet kandidate për anëtarësim si dhe me fqinjësinë e BE-së.

Në lidhje me vërejtjet dhe kritikat se me këtë zgjidhje është shkelur parimi i ndarjes së pushtetit dhe se Kuvendi e ka ndërmarrë juridiksionin e gjykatës, Presidenti Pendarovski konsideron se sundimi i të drejtës është siguruar me kompetencën e Gjykatës Kushtetuese që ta kontrollojë kushtetutshmërinë e ligjeve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...