Në Kabinetin e Presidentit sot u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi midis sekretarit të përgjithshëm të Kabinetit të Presidentit, Mile Boshnjakovski dhe dekanit të Fakultetit filozofik të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij”, prof. dr. Ratko Duev.
Bashkëpunimi midis Kabinetit të Presidentit dhe Fakultetit filozofik do të përfshijë një sërë aktivitetesh të cilat përfshijnë organizim dhe realizim të punës praktike të studentëve, konferencave shkencore dhe studentore, trajnimeve, shkollave verore, seminareve, punëtorive, promovimeve dhe tribunave.
Në suazat e aktiviteteve është paraparë të bëhet promovim i materialeve të botuara me Alfabetin e Brajit për studentët dhe nxënësit, bashkëpunim në aktivitete të rrjetëzimit të shoqatave të personave me shikim të dëmtuar në drejtim të lehtësimit të qasjes te materialet e botuara me Alfabetin e Brajit, përpunim i materialeve me font për personat me disleksi, përpunim i artefakteve 3D të besueshme me origjinalin për promovim të trashëgimisë kulturore, si dhe shkëmbim i ndërsjellë të informacioneve, njohurive dhe përvojave nga fushat e interesit të përbashkët.