U nënshkrua protokolli për dhënien e bursave “Boris Trajkovski” për Siti Kolegjin në Selanik për vitin akademik 2021/2022

25 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Milla Carovska dhe kryetari i Siti Kolegj, Kampusi Evropian i Universitetit Jork, Janis Ververidis, sot e nënshkruan protokollin për bashkëpunim për dhënien e bursave “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2021/2022.

Protokolli i nënshkruar parashikon bashkëpunimin e tyre të përbashkët për vitin akademik 2021/2022 me qëllim që të sigurohen njëzet bursa për Programin Panevropian Ekzekutiv MBA me diplomë të dyfishtë nga Universiteti Jork dhe Universiteti në Strasburg që realizohet në Selanik, Greqi, kurse është në suazat e bursave “Boris Trajkovski”.

Çdo bursë më vete është 14.890 euro ku pesëdhjetë përqind i siguron Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse pjesën tjetër prej pesëdhjetë përqind e siguron Universiteti.

Përzgjedhja e kandidatë për dhënien e këtyre bursave do të zbatohet bashkarish nga Presidenti, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Fondacioni Ndërkombëtar “Boris Trajkovski” dhe “Siti Kolegj”, nëpërmjet komisionit të përbashkët të përbërë nga një përfaqësues prej tyre, në përputhje me kushtet për pranim në këtë Universitet dhe me dispozitat ligjore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siti Kolegji në Selanik, Greqi nga janari 2021 u ngrit në nivel të Kampusit evropian të Universitetit Jork, i cili është anëtar i Grupit prestigjioz Rasell i universiteteve udhëheqëse në Britaninë e Madhe dhe një nga institucionet më të mëdha botërore në fushën e hulumtimeve.

Programi panevropian ekzekutiv MBA është program ndërkombëtar, inovativ i dizajnuar për menaxherët dhe profesionistët e sotshëm të cilët synojnë përmirësimin e shkathtësive dhe njohurive të veta për zhvillim individual, profesional dhe në karrierë. Studentët pas përfundimit me sukses të këtij programi do të marrin dy diploma master për administratë afariste nga universiteti në Jork dhe nga Universiteti në Strasburg.

Bursat “Boris Trajkovski” jepen që nga viti 2003. Studentët të cilët e kanë përfunduar me sukses këtë program, kontribuojnë aktivisht në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë dhe shoqërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bursat “Boris Trajkovski” promovojnë miqësi dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.

Konkursi për aplikim për bursat “Boris Trajkovski” do të jetë në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga java e ardhshme.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....