U nënshkruan Dekretet për shpalljen e ligjeve të të a.q. pakoja e pestë e masave ekonomike

18 Prill 2021 | Kumtesat

Opinioni maqedonas e njeh mirë përpjekjen e Presidentit Pendarovski që t’i mbështesë të gjitha iniciativat ligjore dhe projektet të cilat janë në interes të qytetarëve dhe kjo është edhe për të a.q. pakon e pestë të masave ekonomike nëpërmjet të cilave duhet të marrin ndihmë 60.000 qytetarë tanë dhe subjekte ekonomike, të goditura më rëndë gjatë pandemisë.

Prandaj, sot Presidenti Pendarovski pa asnjë lloj dileme i nënshkroi Dekretet për shpalljen e ligjeve me të cilat do t’u mundësohet mijëra qytetarëve tanë të marrin rrogë për muajt shkurt dhe mars të këtij viti.

Në lidhje me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e punimit të Kuvendit, Presidenti i shtetit nuk ka kompetencë ta kontrollojë, për të mban përgjegjësi Kryetari i Kuvendit, kurse pas miratimit të ligjeve edhe Gjykata Kushtetuese.

Në lidhje me apelin e Mickovskit drejtuar Presidentit të dëshmojë se është “i devotshëm për funksionin që e  zbaton”, qytetarët tanë dëshmuan më mirë çfarë mendojnë për dinjitetin e Presidentit në zgjedhjet para dy vjetësh. Përveç kësaj, qytetarët tanë e dinë se Presidenti Pendarovski ka pasur gjithmonë qëndrim mbi çështjet dhe problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohen ata, madje edhe për punë të cilat nuk janë në kompetencë të drejtpërdrejtë të tij, por janë në interes të qytetarëve, duke përfshirë edhe çështjen e riaktualizuar për ndryshimin e kufijve të Ballkanit. Për fat të keq, disa të tjerë, midis të cilëve edhe Mickovski “nuk bënë zë” për këto propozime ekstreme dhe shumë të rrezikshme.

Në fund, Presidenti Pendarovski, u bën apel të gjitha subjekteve politike të sillen me përgjegjësi dhe të mos paralajmërojnë arrestime dhe dënime me burg për kundërshtarët politikë të vet, sepse kjo gjë është në kompetencë vetëm të organeve gjyqësore. Paralajmërimi për dorëzim të paraqitjeve penale për veprime joligjore të supozuara është legjitime, megjithatë, paralajmërimet dhe garancitë për arrestime kur vijnë nga politikanët të rikujtojnë një kohë tjetër kur partia e vetme në pushtet ishte edhe polic, edhe prokuror edhe gjykatës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....