U prezantua Raporti për Zhvillimin Njerëzor 2019 – Pabarazitë në zhvillimin njerëzor në shekullin XXI

17 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ishte nikoqir i prezantimit të Raportit të Zhvillimit Njerëzor 2019 – Pabarazitë në zhvillimin njerëzor në shekullin XXI.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij shprehu kënaqësinë që në Raportin e Maqedonisë së Veriut Maqedonia gjendet në kategorinë e vendeve me zhvillim të lartë dhe që nga viti 2000 deri në vitin 2018, shënon rritje në të gјitha kategoritë.

Këto rezultate duken inkurajuese, jo vetëm me shikim të parë, tha Presidenti, duke potencuar se në kontekstin më të gjerë gjendja absolutisht nuk është e shkëlqyer, për shkak të më së paku të dy arsyeve. E para, në kategorinë tonë të shtetit me zhvillim të lartë njerëzor ka vetëm 6 nga 44 shtete evropiane. Pjesa më e madhe e shteteve evropiane i takojnë kategorisë më lartë të shteteve me zhvillim shumë të lartë njerëzor. E dyta, për ne ka vetëm dy shtete evropiane prej të cilave asnjëra nuk ka status kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne duhet shumë më seriozisht ta marrim parasysh raportin e UNDP-së dhe të ballafaqohemi me faktet. Ndërkaq, faktet flasin që për thuajse 30 vite pavarësi, kemi pasur gjithsej 21 zgjedhje parlamentare, presidenciale dhe lokale. Në këto zgjedhje, qytetarët ua kanë dhënë besimin qindra politikanëve nga thuajse të gjitha partitë relevante politike që ta bëjnë shtetin më mirë dhe vend më dinjitoz për të jetuar. Edhe krahas kësaj, ne sot edhe më tej diskutojmë nëse një familje me katër anëtarë mund ta kalojë muajin me dy paga minimale. Faktet flasin që zhvillim të barabartë njerëzor ka aty ku klasa e mesme është e fuqishme. Raporti i UNDP-së tregon se fatkeqësisht klasa e mesme në Maqedoninë e Veriut po zhbëhet”.

Presidenti nënvizoi se shkalla e demokracisë në një shtet, para se gjithash, matet me aftësinë e shtetit të mundësojë respektim të përpiktë dhe sundim të së drejtës. Shteti funksional juridik është parakushti elementar për zhvillim të qëndrueshëm të rendit publik.

„Fatkeqësisht, për shkak të korrupsionit dhe sidomos korrupsionit të lartë, ne ende kemi pabarazi të të gjithë qytetarëve para ligjeve. Për këtë, ne nuk duhet të jemi të befasuar nga pakënaqësia e tyre. Përderisa edhe më tej flasim për vlerën e pagës minimale, tatimin progresiv, asistencën sociale dhe masat tjera të domosdoshme për uljen e pabarazisë ekonomike, pritet të kemi gjeneratë të re të pabarazisë, që nuk mund të tejkalohet vetëm me politika tradicionale ekonomike“, potencoi presidenti Pendarovski, duke shtuar se kuadrot e reja me kualifikim të lartë nuk largohen vetëm për shkak të vlerës së pagave, por edhe për shkak të cilësisë së jetës dhe dinjitetit njerëzor.

Përfaqësuesja e përhershme e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Narine Sahakjan, theksoi se UNDP me padurim pret të vazhdojë partneritetin me Maqedoninë e Veriut edhe në të ardhmen, duke theksuar angazhimin e ndërtimit e një të ardhme më të mirë për të gjithë.

“Programi i zhvillimit është i përkushtuar të shkoj jashtë kufijve të zhvillimit njerëzor, pa anashkaluar askënd, të nxisë aksione lokale për ndryshime golave dhe të ndikojë në mënyrën sesi mendojmë,japim,investojmë dhe si ballafaqohemi me progresin drejt realizimit të qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm. Pabarazia nuk është jashtë nga zgjidhjet- ajo nënkupton rreth më të gjerë të politikave jashtë të ardhurave, jashtë mesatares të së sotmes”, theksoi Sahakjan.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....