U promovua doracaku “Jeta me autizëm – Sfidat dhe strategjitë për mbështetje”

14 Korrik 2021 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u promovua doracaku dygjuhësh për familjet e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik “Jeta me Autizëm – Sfidat dhe strategjitë për mbështetjes”.

Doracaku është rezultat i punës së përkushtuar shumëvjeçare të autorëve doc. dr. Stojan Bajraktarov, doc. dr. Naser Durmishi, dr. spc. Silvana Filipova dhe Biljana Krstevska-Kokormanova, kurse recensentët e tij janë doc. dr. Ana Poposka, mr. Vasilka Galevska-Jovçevski dhe mr. Dita Torte-Çiçe.

Organizatorët e promovimit të këtij doracaku janë ISHP Enti për Rehabilitimin e Dëgjimit, Të Folurit dhe Zërit – Shkup dhe ISHP Klinika Universitare e Psikiatrisë – Shkup me mbështetjen e bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska.

Në fjalimin e saj në këtë eveniment, bashkëshortja e Presidentit theksoi se doracaku mund të ndihmojë anëtarët e familjes që t’i kuptojnë më mirë fëmijët dhe të rinjtë me çrregullime të spektrit autik.

“Doracaku përveç se është informativ, është edhe shumë edukativ sepse përmban strategji që mund ta përmirësojnë komunikimin dhe interaksionin me personat me çrregullit të spektrit autik”, tha Gjorgievska.

Sipas Gjorgievskës, ky publikim është dhe investimi ynë i përbashkët në ngritjen e vetëdijes mbi autizmin.

“Është obligimi ynë, si shoqëri, të mos harrojmë asnjë anëtar të bashkësisë sonë. Dallimet nuk duhet të jenë pengesë, por mundësi që të hulumtohet potenciali që çdo individ e mbart në vete dhe në këtë mënyrë të krijojmë hapësirë që secili prej nesh t’i shprehë veçantitë dhe shkathtësitë e veta”, theksoi bashkëshortja e Presidentit duke shtuar se këtë publikim ua rekomandon jo vetëm anëtarëve të familjeve që jetojnë me autizëm, por edhe të gjithë opinionit maqedonas.

Në këtë promovim mbajtën fjalim edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shefja e Zyrës së UNFPA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Afrodita Shala-Pllavjanska, si dhe recensuesit dhe autorët e këtij doracaku.

Qëllimi i këtij promovimi është ngritja e vetëdijes publike që të ndikohet mbi ndryshimin e qëndrimeve të njerëzve ndaj personave të cilët janë të ndryshëm, si dhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë duke i ndihmuar personat profesionalë për edukim për zhvillim të trajtimeve bashkëkohore, për të ndihmuar shkollat për përmirësim të kushteve dhe cilësisë së edukimit të këtyre personave dhe për krijimin e kushteve për inkluzionin e tyre cilësor në shoqëri.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....