U promovua Korniza për zhvillim “MKD2030” si iniciativë e Presidentit Pendarovski

20 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në promovimin e Kornizës për zhvillim “MKD2030”, që përfaqëson dokument strategjik i cili u përpilua me iniciativën e tij.

Si një vizion afatgjatë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit “MKD2030” i përcakton politikat që duhet të arrihen deri në dekadën e ardhshme dhe fushat ku duhet të fokusohet shteti ynë me qëllim të përparimit dhe jetës më të mirë të qytetarëve.

Korniza për zhvillim “MKD2030” është dokument autentik i përpiluar nëpërmjet procesit konsultues me sektorin e biznesit, organizatat qytetare, bashkësinë akademike dhe profesionalistët e shquar nga shumë fusha.

Prioritetet që do të dalin nga “MKD2030” do të jenë pikë referuese, sipas të cilës do të kalibrohet Strategjia nacionale zhvillimore 2021-2041 e cila si fazë e ardhshme do të ndërlidhet me “MKD2030”.

“Është detyra jonë t’i dallojmë prioritetet vitale pa të cilat zhvillimi do të ishte i pamundshëm, dhe të  investojmë në realizimin e tyre. “MKD2030”  duhet të jetë e realizueshme. Si shtet posedojmë resurse të kufizuara njerëzore dhe financiare dhe nuk duhet të humbim kohë për çështje që i tejkalojnë aftësitë dhe resurset tona”, theksoi Presidenti Pendarovski.

“Besoj se gjendjen reale e kemi të njohur të gjithë – shpërngulja e të rinjve vazhdon, pasiviteteti i elektoratit, besimi i ulët tek institucionet, ndarja e thellë e shoqërisë në shumë baza dhe pabarazia e zmadhuar në të hyra”, tha Presidenti në këtë fjalim.

Për këto arsye, tha Presidenti, nevojitet të rikrijohen postulatet e zhvillimit tonë ekonomik dhe social dhe vizioni i përbashkët për zhvillimin e shtetit, i mbështetur me konsensus nacional dhe politika të koordinuara në përputhje me nevojat dhe pritjet reale të qytetarëve.

“Politikat e tilla duhet të realizohen me patjetër në mënyrë efikase pa shpenzimin e panevojshëm të resurseve njerëzore. Prandaj, që në fillim të mandatit tim e iniciova projektin “MKD2030” si kornizë strategjike për zhvillim të Maqedonisë së Veriut deri në fund të kësaj dekade. Dokumenti do të përmbajë vlerësim të anëve të fuqishme në resurse dhe kapital njerëzor dhe do t’i përcaktojë dobësitë ku nevojiten më shumë resurse, mund dhe investim”, theksoi Presidenti Pendarovski.

“MKD2030” fokusohet në digjitalizimin, decentralizimin dhe demokratizimin, nëpërmjet politikave ekologjike, ekonomike, agrare dhe shëndetësore dhe deri tek arsimi dhe shkenca dhe lufta kundër shpërnguljes së të rinjve nga shteti. Me këtë dokument do të përfshihen edhe prioritetet të cilat nuk janë të veçanta, kurse ndërlidhen me shumë sektorë, siç është ndërtimi i administratës publike efikase, krijimi i mundësive të barabarta dhe lufta kundër korrupsionit.

Presidenti Pendarovski i falënderoi të gjithë që dhanë kontribut në përpilimin e kësaj strategjie, e cila duhet të finalizohet nga mesi i vitit 2022.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit